Lajme
Ministrja Keller-Sutter: “Nuk është votë kundër myslimanëve”
Keller-Sutter dëshiron të theksojë përsëri se vetëm një numër fare i vogël i grave myslimane që jetojnë në Zvicër mbulohen plotësisht
Ministrja e Drejtësisë Karin Keller-Sutter ka folur e para në konferencën për media që posa ka mbaruar, pas marrjes së rezultatit të votimit të sotëm pro iniciativës popullore për ndalimin e mbulesës, shkruan albinfo.ch.
“Këshilli Federal dhe Parlamenti ishin shprehur kundër një ndalimi të tillë në kushtetutë. Popullsia dhe shumica e kantoneve (18) e shohin këtë ndryshe. Dispozita e re kushtetuese drejtohet kundër të gjitha llojeve të mbulimit të fytyrës, por tehu i debatit dihet se ka qenë rreth burkës dhe nikabit”.
Keller-Sutter dëshiron të theksojë përsëri se vetëm një numër fare i vogël i grave myslimane që jetojnë në Zvicër mbulohen plotësisht. Ajo e përshëndet faktin se edhe zërat e myslimanëve ishin pjesë e debatit. Për ta, ky rezultat nuk është votë kundër këtij grupi të popullsisë, përcjell albinfo.ch.
Ajo gjithashtu tregon se ka vende islamike që ndalojnë mbulesën e fytyrës. Ndalimet e mbulesës tashmë zbatohen në kantonet e Ticinos dhe St. Gallenit, dhe në shumë të tjerë vlen ndalimi i maskimit. Kjo tani e tutje do të zbatohet në të gjithë Zvicrën.
Por si do të shkojë më tutje? Karin Keller-Sutter tregon se kjo iniciativë nuk i jep autoritet nivelit federal. Kantonet tani kanë dy vjet për të zbatuar vullnetin e shprehur të votuesve. Me rezultatin e votimit, gjithashtu “del nga loja” edhe kundër-propozimi indirekt i qeverisë, transmeton albinfo.ch. Të kujtojmë: ky propozim kërkonte që mbulesa e fytyrës të hiqej vetëm në raport me autoritetet, kur kërkohet identifikimi i personave që mbajnë mbulesë të tillë.
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024 Në vitin e kaluar, financat kanë dominuar veçanërisht politikën. Për këtë është pjesërisht përgjegjës edhe elektorati....
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë
-
Pas uljes emergjente të avionit zviceran në Graz, vdes një anëtar i ekuipazhit
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës