Shqipëria
Ministrja: Do të riatdhesohen edhe ata që kanë humbur jetën
Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka zbuluar shtetet ku do të kryhen fluturimet e tjera të riatdhesimit javën e ardhshme.
Në një lidhje direkte për emisionin “Opinion”, Balluku deklaroi se harta është zgjeruar në Spanjë, Rumani dhe Vienë.
Në këto shtete ka pasur kërkesa nga qytetarë shqiptarë që kanë mbetur të bllokuar për shkak të mbylljes së kufijve.
“Parisi është destinacion i cili i ka të gjitha vendet e ezauruara. Londra po përgatitet për fluturimin e dytë pasi fluturimi i parë është përfunduar. Harta është zgjeruar, duke ju referuar kërkesave kemi identifikuar që Madridi është një tjetër destinacion që do të kryhet gjatë javës së ardhshme. Është futur Bukureshti. Kërkesa ka qenë e madhe dhe ambasadori ynë atje na ka kontaktuar dhe kemi rënë dakord që do kryhet një fluturim. Si dhe Viena, pasi është leja e marrë tashmë dhe janë kryer të gjitha formalitetet. Do të kryhet më datë 27, ditë e hënë”, u shpreh ministrja.
Gjithashtu Balluku shtoi se trupat e shqiptarëve që kanë humbur jetën jashtë vendit, po riatdhesohen për t’u prehur në Shqipëri.
“Këto kohë jemi hasur edhe me riatdhesimin e trupave që kanë humbur jetën. Kjo kryhet në mënyrë normale edhe nga SHBA, por edhe nga vendet e tjera, si Italia apo vende të tjera të Europës”, tha ajo.
Duke shpjeguar se tashmë kanë arritur të kthehen në vend 814 qytetarë, Balluku u shpreh se procesi i riatdhesimit do të vijojë dhe në linja të reja, bazuar nga kërkesa e qytetarëve dhe regjistrimi on line për t’u kthyer në vend.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch Më 30 nëntor redaksia e platformës mediale albinfo.ch, në një solemnitet të organizuar për fund të...
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch Më 30 nëntor redaksia e platformës mediale albinfo.ch, në një solemnitet të organizuar për fund të...
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra
-
228 milionë franga: Dhurim rekord nga Zvicra për një katastrofë natyrore
-
Ndryshimet e mëdha të udhëtimit në Zvicër në 2025
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane