Kosova
Ministrja austriake e Drejtësisë: Austria do ta mbështesë Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës
Ministrja austriake e Drejtësisë, Alma Zadić, ka thënë se Austria do ta mbështesë Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në procesin e mëtutjeshëm integrues në Bashkimin Evropian.
Gjatë vizitës së saj në Kosovë, ajo është takuar më ministren e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu, teksa kanë nënshkruar Deklaratë të Përbashkët të Bashkëpunimit mes dy vendeve, transmeton albinfo.at.
Në konferencën për media, Haxhiu ka thënë se çdo ditë e më shumë Kosova po vazhdon të ndërtojë marrëdhënie të mira bilaterale me vende të tjera, të cilat vazhdojnë ta ndihmojë shtetndërtimin e vendit, por edhe forcimin e subjektivitetit juridik ndërkombëtar.
Sipas saj, Deklarata e Përbashkët lidhur me Fuqizimin e Sundimit të Ligjit, por edhe procesi i fillimit të negocimit të Marrëveshjes për Bashkëpunim Gjyqësor në Çështjet Penale, përveç se thellojnë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, kontribuojnë edhe në fuqizimin e sundimit të ligjit.
Në anën tjetër, Zadić ka deklaruar se Austria i njeh përpjekjet dhe arritjet e Kosovës për sundimin e ligjit dhe se mbeten mbështetësit afatgjatë në fushën e sundimit të ligjit.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik