Lajme

Inkurajohet diaspora të ushtrojë të drejtën kushtetuese

Zgjedhjet në Kosovë: Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës kërkon nga diaspora të ndiqen procedurat e regjistrimit dhe mënyrën për votim të përcaktuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Në përputhje me vendimin për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare që do të mbahen më 14 shkurt 2021, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës inkurajon të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës me qëndrim jashtë vendit (diasporë) që të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të zgjedhur, duke ndjekur procedurat (rregullat) e regjistrimit dhe mënyrën për votim të përcaktuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Nga ana tjetër, Ambasada e Repulikës së Kosovës në Londër dhe Shërbimi Konsullor në kuadër të saj do të jenë në dispozicionin Tuaj për të asistuar me informatat e nevojshme për këtë proces.