Kosova

Ministria e Shëndetësisë parasheh rritjen e pagave në vitin 2019

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar për grevën e punëtorëve shëndetësorë. MSH thekson në një komunikatë për media se po e përcjell me vëmendje këtë grevë dhe gjatë këtij viti ka punuar për kërkesat e tyre.

”Për këtë qëllim, është punuar në Projektligjin për pagat në sektorin publik, të cilin e ka miratuar Qeveria e Republikës së Kosovës dhe të njëjtin e ka dërguar në Kuvend”.

“Tani, MSH pret të miratohet buxheti për vitin 2019 dhe t’i hapet rruga për kalim në Kuvend edhe Projektligjit për pagat në sektorin publik. Me buxhetin për vitin 2019 parashihet rritja e pagave në sektorin shëndetësor”, shkruan kk, përcjell albinfo.ch.

“Krahas angazhimeve të tjera, në këto momente duhet të mendojmë dhe të kujdesemi edhe për gjendjen dhe trajtimin korrekt të pacientëve tanë, duke u angazhuar njëkohësisht që të sigurohet më e mira edhe për profesionistët shëndetësorë të të gjitha niveleve”.

Kjo ministri konsideron se të gjitha problemet mund të zgjidhen përmes bashkëpunimit dhe dialogut social.