Lajme

Ministria e Shëndetësisë e Izraelit do të ndalojë udhëtimet në Zvicër

Ndalimi i hyrjes për të huajt në Izrael është në fuqi tashmë. Më shumë se 50 vende - veçanërisht në Afrikë - konsideroheshin "të kuqe"

Ministria e Shëndetësisë e Izraelit është shprehur të dielën në favor të një ndalimi të udhëtimit në vende të tjera, duke përfshirë këtu edhe Zvicrën.

Masa për frenimin e variantit omikron të koronavirusit duhet të hyjë në fuqi të martën pas miratimit nga qeveria, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë, shkruan srf.ch.

Fluturimi i izraelitëve për në Zvicër do të jetë i mundur vetëm me leje të posaçme.

Vende të tjera të klasifikuara si “të kuqe” janë SHBA, Gjermania, Italia, Belgjika, Hungaria, Maroku, Portugalia, Kanadaja dhe Turqia, transmeton albinfo.ch.

Ndryshe, ndalimi i hyrjes për të huajt në Izrael është në fuqi tashmë. Për më tepër, më shumë se 50 vende – veçanërisht në Afrikë – konsideroheshin “të kuqe”. Izraelitët lejohen të udhëtojnë atje vetëm me leje speciale.