Kosova
Ministria e Endrit Shalës harxhon 55 mijë euro për një trajnim në Durrës
Në përgjigjen e Ministrisë së Tregtisë, është konfirmuar i gjithë shpenzimi
E karakterizuar si qeveri që harxhoi të gjitha rezervat e shtetit, tani është ministria e udhëhequr nga Endrit Shala që ka shpenzuar mijëra euro në udhëtime jashtë Kosovës. Për 3 valë ose grupe shkuarjesh të 89 punëtorëve të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë në bregdetin shqiptar, u shpenzuan rreth 55 mijë euro të buxhetit të shtetit.
Në trajnimin që organizoi kjo ministri në Durrës për reformën në Administratën Publike, përkatësisht ndryshimet ligjore të Ligjit për zyrtarët publikë, vetëm për mëditje u shpenzuan 6 mijë e 552 euro, raporton KTV.
Për 89 personat, staf i MTI-së, për akomodim, ushqim, transport dhe trajnim, u pagoi 47 mijë 726 euro nga paratë e taksapaguesve kosovarë.
Në përgjigjen e Ministrisë së Tregtisë është konfirmuar i gjithë shpenzimi dhe është thënë se ai ka qenë i kontraktuar.
“Organizimi ka qenë i dedikuar në fushën e ‘Reformës së Administratës Publike – Administratës Shtetërore të Republikës së Kosovës/risitë dhe ndryshimet ligjore (Ligji për zyrtarët publikë). Pjesëmarrës në këtë trajnim kanë qenë 89 zyrtarë, të ndarë në tri grupe. Organizimi ka qenë i kontraktuar”, ka thënë zyra për Media e MTI-së.
Ky trajnim është organizuar në fillim të nëntorit, në Kompleksin FAFA në Golem, e një grup tjetër ka shkuar disa ditë para tërmetit që ndodhi në Durrës.
Sipas një raporti të Institutit GAP, Qeveria vitin e kaluar ka rritur për më shumë se 3 milionë euro shpenzimet vetëm për mëditje brenda dhe jashtë vendit.
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih