Integrimi

Ministria e Diasporës organizon mbrëmje letrare në Suedi

Në Qendrën Kulturore të Kosovës, në Malmo të Suedisë, do të mbahet mbrëmja letrare ”Letërsia shqipe në gjuhën suedeze dhe letërsia suedeze në gjuhën shqipe”, shkruan albinfo.ch.

Aktiviteti që do të mbahet më 27 prill është organizuar nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike në Kosovë, në bashkëpunim me Shoqatën e Shkrimtarëve shqiptaro-suedezë.

MDIS ka njoftuar që aktiviteti do të mbahet për nder të Ditës Botëore të Librit, që u shënua më 23 prill, përcjell albinfo.ch.