Integrimi
Shqipëri: Ministria e Diasporës dhe fondacioni italian, marrëveshje bashkëpunimi
Një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e kërkimit dhe inovacionit është nënshkruar sot mes Ministrisë së Diasporës në Shqipëri, fondacionit “Magna Grecia” dhe Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës, shkruan albinfo.ch.
Të pranishëm ishin ministri i Diasporës, Pandeli Majko, presidenti i “Magna Grecia”-s, Antonino Foti dhe drejtoresha e FSHZHD-së, Soana Jaupllari.
“Kjo marrëveshje parashikon bashkëpunimin shkencor dhe në fushën e kulturës, në bazë të të cilit do të krijohet, në partneritet, një observator që do të monitorojë komunitetin shqiptar në Itali dhe do të ofrojë informacion të dobishëm për proceset vendimmarrëse të Fondit Shqiptar të Zhvillimit të Diasporës (FSHZHD), si dhe do të promovojnë krijimin e një rrjeti për zbatimin e programeve dhe projekteve”, thuhet në njoftimin në faqen zyrtare të ministrit Majko, përcjell albinfo.ch.
Fondacioni “Magna Grecia” është organizatë ndërkombëtare me seli në Romë, e themeluar në vitin 1986, e cila promovon rritjen dhe zhvillimin e Italisë, dhe në veçanti të rajoneve jugore, nëpërmjet projekteve dhe iniciativave te fushave sociale, ekonomike dhe inovative.
Kurse Fondi shqiptar për Zhvillimin e Diasporës është institucion publik shqiptar, që menaxhon projekte të financuara nga Këshilli i Ministrave ose donatorë të tjerë, në përputhje me fushëveprimin e veprimtarisë së saj bazuar në kushtet e parashikuara në marrëveshjen përkatëse.
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje Gjatë dhjetë vjetëve të fundit, raportet për fyerje në Zvicër janë rritur me 64 për qind....
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025