Jeta në Zvicër
Ministri zviceran i mbrojtjes, për vizitë pune në Kosovë
Në këtë kuadër Parmelin pritet të takojë kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafën, zëvendëskryeministrin, njëherësh ministër i kulturës, Kujtim Shala dhe ministrin e mbrojtjes, Haki Demolli
Nesër, më 27 maj, ministri zviceran i mbrojtjes, Guy Parmelin do të bëjë një vizitë pune në Kosovë. Përmes bisedave me faktorë të ndryshëm ai do të bëjë një pasqyrë mbi situatën aktuale në shtetin më të ri evropian, bëhet e ditur në një njoftim për shtyp të Ministrisë së Mbrojtjes, shkruan albinfo.ch.
Në këtë kuadër Parmelin pritet të takojë kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafën dhe qeveritarë të tjerë. Takimet me zëvendëskryeministrin, njëherësh ministër i kulturës, Kujtim Shala dhe ministrin e mbrojtjes, Haki Demolli janë po ashtu në axhendë, bën të ditur albinfo.ch
Veç kësaj minstri zviceran do të takojë edhe komandantine KFOR-it dhe përfaqësues te jetës ekonomike. Po ashtu është paraparë edhe një vizitë e Swiisscoy-t në Mitrovicë.
Janë paraparë edhe takime me nënkryetarin e Eulex-it Bernd Thran, komandantin aktual të KFOR-it, Guglielmo Miglietta etj.
E-Diaspora
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj? Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve të Shqipërisë, Ilirjan Celibashi, ka zbuluar se në ç’fazë janë...
-
Nazmi Mehmetaj, një histori suksesi që lidh Kosovën dhe Zvicrën
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Berset kritikohet nga opozita gjeorgjiane për “mbështetje të regjimit” Berset thotë se ai ka folur edhe me përfaqësuesit e opozitës dhe shoqërisë civile për demokracinë...
-
Zvicër: Fishekzjarret prodhojnë deri në 400 tonë pluhur të imët
-
Ekonomia zvicerane shënon rënie
-
Nazmi Mehmetaj, një histori suksesi që lidh Kosovën dhe Zvicrën
-
Zvicra do të kryesojë OSBE-në në vitin 2026