Kosova

Ministri turk i Mbrojtjes nesër viziton Kosovën

Turqia si një ndër aleatët më të mëdhenj të Kosovës së fundmi e ka dëshmuar miqësinë dhe raportet me Kosovën edhe në drejtim të furnizimit të ushtrisë së Kosovës me armatim, përkatësisht dronat e njohur ‘Bayraktar’.

Në këtë drejtim, ministri turk i Mbrojtjes pritet të vijë edhe në një vizitë zyrtare në Kosovë, pikërisht në kohên kur edhe komandën e forcave të KFOR-it e ka marrë Turqia, shkruan albinfo.ch.

Deri më tani është paralajmëruar se ministri Yaşar Güler do të pritet në orën 13:35, nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.