Uncategorized

Ministri premton sërish lehtësira në pika kufitare për mërgatën shqiptare

Ministri i Diasporës dhe Investimeve, Dardan Gashi ka ripërsëritur se shumë shpejtë do të zgjidhet çështja e pritjeve në pikat kufitare, pas në fillim të javës do të nënshkruhet memorandumi në mes disa institucioneve për krijimin e lehtësirave në hyrje të vendit.

“Do të ketë ndryshime në qasje, kurse tentativa është që të eliminohet fare dhe të gjinden një model tjetër“, ka thënë Gashi për “Kosovapressin”, përcjell albinfo.ch.

Ai ka folur edhe për mësime plotësuese për të cilin ka thënë se është prioritetit tjetër, që ministri i Diasporës e ka në plan si dhe për votimin e diasporës.