Integrimi

Ministri Murati përgëzon kandidaten shqiptare për Parlamentin Finlandez

Ministri i diasporës në Qeverinë e Kosovës, Valon Murati, ka takuar kandidaten shqiptare për një vend në Parlamentin e Finlandës, Fatbardha Hetemi.

Në një postim të tij në facebook me këtë rast, Murati ka shkruar: „Sot në Helsinki takova kandidaten për deputete në Parlamentin Finlandez znj. Fatbardha Hetemi. Pjesëmarrja e komunitetit shqiptar në jetën politike dhe publike të vendeve ku jetojnë është shumë e rëndësishme për ata vete por edhe për atdheun e tyre“.