Lajme
Ministri Latifi, në Kongresin Botëror të Kirurgëve, punimi i tij, ndër tre më të mirët
Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi po merr pjesë në Kongresin Botëror të Kirurgëve, që po mbahet në Vjenë të Austrisë. Gjatë sesionit “menaxhimi i katastrofave”, ministri Latifi prezantoi një punim i cili ishte përzgjedhur në mesin e tre punimeve më të mira të publikuara në pesë vjetët e fundit.
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, po merr pjesë në Kongresin Botëror të Kirurgëve, që po mbahet në Vjenë të Austrisë. Gjatë sesionit “menaxhimi i katastrofave”, ministri Latifi prezantoi një punim, i cili ishte përzgjedhur në mesin e tre punimeve më të mira të publikuara në pesë vjetët e fundit.
Ministri Latifi ka prezantuar konceptin e ndërtimit të Qendrave të Traumës dhe të Manaxhimit të Katastrofave, me përfshirje të Telemjekësisë, raporton Albinfo.ch.
Ai ka theksuar nevojën e bashkëpunimit të vendeve të zhvilluara, me vendet që kanë nevojë për të zhvilluar fushën e studimeve shkencore, duke veçuar Republikën e Kosovës, si një vend që duhet të përkrahet në këtë aspekt.
Duke thënë se Kosova është në vendin e gjashtë nga fundi i renditjes në mesin e vendeve të botës për punime shkencore të botuara në revista mjekësore, Latifi përmendi nevojën urgjente për bashkëpunim me vendet e zhvilluara, me qëllim që të nxitet e të zhvillohet më shumë kjo lëmi në Kosovë.
“Nga viti 1998 deri në vitin 2019, 46 për qind të punimeve të publikuara nga Kosova ose nuk e kanë autorin e parë të punimit nga Kosova, ose nuk kanë fare autor nga Kosova”, theksoi ministri Latifi.
Ai ka prezantuar para audiencës një metodologji dhe teknikë të re për përkujdesje të pacientëve, që i nënshtrohet të ashtuquajturës “Kirurgji për Kontrollin e Dëmit”, me rezultate shumë të mira, përmes së cilës bëhet dializa e drejtpërdrejtë peritoneale.
Ndërkohë në margjinat e këtij Kongresi, ministri Latifi ka takuar Presidentin lokal të Kongresit, prof. dr. Albert Tuchmann, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin dhe mbështetjen për sistemin shëndetësor të Kosovës në fushën e hulumtimeve shkencore./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone Dimri po mban në pritje ultësirat: në vend të borës, pjesë të vendit kërcënohen nga akulli...
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’