Shqipëria

Ministri italian, i shqetësuar për situatën në Shqipëri, telefonon presidentin Meta

Ministri i Brendshëm, njëherësh zv.kryeministri i Italisë, Matteo Salvini, shprehet se ka zhvilluar një telefonatë edhe me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, me të cilin ka diskutuar se si mund ta ndihmojë me krizën në vend.

“Pasdite të mbarë nga zyra e Ministrisë së Brendshme. Kam pasur një ditë impenjative. Telefonova homologun libian. Kam dëgjuar edhe presidentin shqiptar për t’u munduar të kuptoj se si mund ta ndihmojmë një vend të vogël, fqinj dhe mik me ne. Kemi folur për të evituar destabilitetin dhe përplasjet e forta civile”, ka thënë Salvini në një video live nga zyra e tij, ku ka folur sërish edhe kundër politikave që Bashkimi Europian po ndjek për të parandaluar emigracionin, duke lënë të kuptohet se ka “përveshur mëngët” për ta zgjidhur vetë problemin, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch.