Lajme

Ministri i Shtetit për Diasporën, Majko, viziton Belgjikën

Sot, ministri i Shtetit për Diasporën ka marrë pjesë në konferencën “Nënë Tereza mes nesh”, e organizuar në qytetin Namur nga shoqata shqiptare “Nënë Tereza”, në bashkëpunim me organizatën studentore “Vlera” dhe me mbështetjen e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë dhe Ambasadës së Kosovës në Bruksel, përcjell albinfo.ch.

Ministri Majko ka vlerësuar punën e komunitetit shqiptar në Belgjikë për ruajtjen dhe përcjelljen e kulturës shqiptare te brezat e rinj. Gjithashtu, ai përgëzoi iniciativën e komunitetit për organizimin e kësaj konference në kujtim të humanistes dhe shenjtores shqiptare Nënë Tereza, pikërisht në 40-vjetorin e marrjes së çmimit Nobel për paqe.

Në konferencë, studiues të njohur, si Prof. Mathieu Aref, Prof. Ardian Marashi, diskutuan për figurën e Nënë Terezës, jetën dhe punën e saj në të mirë të njerëzimit.

Ministri Majko ka vizituar edhe tri klasat e gjuhës shqipe në shkollën shqipe “Faik Konica“ në këtë qytet, ku nxënësit shqiptarë mësojnë gjuhën e tyre amtare me tekstet e shpërndara nga Qendra e Botimeve për Diasporën, përcjell albinfo.ch