Lajme
Kosovë: Ministri i Shëndetësisë, kundër mbylljes së shkollave
Thotë se ka doza të mjaftueshme të vaksinave
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, kërkon që secili qytetar që ka marrë dy vaksina patjetër duhet të marrë edhe dozën e tretë.
Ai i tha se ekziston mundësia që edhe personat që kanë marrë tri doza të riinfektohen me COVID-19, mirëpo e kalojnë më lehtë.
“Nëse dikush është vaksinuar me dy doza, duhet ta marrë edhe dozën përforcuese. Unë e kam marrë edhe vetë. Secili duhet ta marrë edhe vaksinën e tretë. Edhe ata që kanë marrë vaksinën, mund të sëmuren. Vaksina nuk është 100% në të gjitha rastet, por nëse riinfektohesh, megjithatë do të kalojë më lehtë sesa të mos jesh i vaksinuar”, u shpreh Latifi për EO.
Edhe nëse vazhdon të rritet numri i rasteve, ai shprehet i bindur se institucionet shëndetësore kanë me bollëk vaksina, oksigjen e shtretër. Kur foli për pasojat që lë virusi, Latifi tha se ndonëse nuk dihen saktë, mushkëritë janë më të atakuarat.
“Kemi mjaft vaksina, oksigjen, shtretër për pacientë. Ne nuk i dimë pasojat e gjata të Omicron. Ne i dimë pasojat që Covidi ka lënë. Është një grup i njerëzve që mund të kenë pasoja në mushkëri”, tha ministri.
Ai thotë se me të gjitha dikasteret e qeverisë dhe ministritë duhet të marrin masat e përbashkëta, edhe sa i përket mbylljes ose jo të shkollave.
Sipas tij, është e rëndësishme ruajtja e shëndetit mendor të fëmijëve, duke shtuar se nëse mbyllen shkollat, duhet të mbyllen të gjitha aktivitet e tjera.
“Fokusi i ministrisë është se me të gjitha dikasteret e qeverisë edhe ministritë t’i planifikojmë dhe të marrim masat e përbashkëta. Kujdesi ndaj fëmijëve është ndër më të rëndësishmit që ne mund të bëjmë ne vendin tonë.
Veçmas duhet ta ruajmë aftësinë që fëmijët të shkollohen, por edhe shëndetin mendor të tyre. Secila shkollë e komunë do të bisedojnë për masat që duhet marrë. Tash për tash, do ta koordinojmë me Ministrinë e Arsimit.
Unë nuk besoj se duhet të mbyllen shkollat. Nëse mbyllim shkollat, duhet të mbyllim të gjitha aktivitet e tjera. Shkollat janë të fundit që duhet të mbyllen, por duhet të marrim masa që në shkollë fëmijët të jenë të sigurt, të vaksinuar”, tha Latifi.
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit Nëntë efektivë të ushtrisë zvicerane u lënduan në një aksident ...
-
Bora e parë shkakton rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë