Lajme

Ministri i Shëndetësisë: ‘Kapsula e vdekjes’ Sarco është e paligjshme në Zvicër

 

Pajisja, e prezantuar për herë të parë në korrik, vazhdon të shkaktojë polemika, përcjell albinfo.ch.

Sipas ministres së Shëndetësisë, Elisabeth Baume-Schneider, ndërsa parimi i vdekjes së asistuar nuk është i ndaluar, mënyra se si funksionon Sarco – domethënë duke mbushur mbulesën me gaz helmues azotik – nuk përputhet me legjislacionin ekzistues.

Arsyeja kryesore është se ligji federal kërkon që të gjitha produktet në Zvicër duhet të jenë të sigurta dhe të mos rrezikojnë shëndetin ose jetën e përdoruesve.

Sarco, i cili fjalë për fjalë shkakton vdekjen, nuk e plotëson këtë kusht, tha Baume-Schneider.

Nuk është e qartë në këtë pikë nëse pajisja do të lejohet të përdoret.