Kosova

Ministri Shala i përgjigjet ultimatumit të Bosnjës dhe Serbisë

Serbia dhe Bosnja i kanë dhënë ultimatum Kosovës që deri më 1 korrik të heqë taksën e vendosur ndaj produkteve të tyre.

Po në lidhje me këtë ultimatum, është deklaruar ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala.

Sipas ministrit Shala, veprimet që do të merren nga Serbia dhe Bosnja nuk janë asgjë përveç një praktikë e zbatuar tash e 19 vjet nga të dy vendet.

Sipas Shalës, edhe Bosnja, edhe Serbia do të marrin përgjigje të njëjtë nga Kosova sa u përket paralajmërimeve.

“Çdo paralajmërim për masa nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina do ta marrë përgjigjen e njëjtë, edhe atë në kohë rekorde nga Qeveria e Kosovës. Kosova tashmë është shtet dhe këtë duhet ta kuptojnë Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, dhe këto dy vende më nuk do të duhej të tolerohen të përdorin politika të dyfishta. Luftimi edhe i vetë qenies së Republikës së Kosovës ka ndodhur që nga paslufta nga këto dy shtete, Kosova si shtet do t’i përgjigjet secilit veprim të këtyre dy shteteve”, ka shkruar ministri Shala.