Bota
Ministri i Luksemburgut e qorton rëndë ekstremistin e djathtë italian
Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn, të premten në Vjenë e ka ndërprerë deklaratën e Matteo Salvinit në një konferencë ku u debatua çështja e migracionit. Ndërhyrja e tij përfundoi me një “m.t”! Ai u trondit aq shumë nga fjalët e liderit të së djathtës ekstreme.
Matteo Salvini më herët në konferencë, kishte denoncuar vërejtjet e Jean Asselborn lidhur me deficitin demografik që preku Europën.
“I dëgjova disa kolegë para meje që thanë se ne kemi nevojë për migrim, sepse popullsia europiane po plaket. Kam një pikëpamje krejt tjetër. Unë mendoj se jam në qeveri dhe paguhem nga bashkëqytetarët e mi për të ndihmuar të rinjtë tanë që t’i riprodhojnë fëmijët që po e bënin edhe disa vite më parë. Dhe jo për të importuar atë që është më e mira e të rinjve afrikanë, për të zëvendësuar europianët të cilët për arsye ekonomike nuk bëjnë më fëmijë. Këto janë dy botëkuptime krejtësisht të ndryshme. Ndoshta Luksemburgu ka këtë nevojë, por në Itali ndjejmë nevojën për t’i ndihmuar fëmijët tanë të kenë fëmijë të tjerë. Të mos ketë skllevër për të zëvendësuar fëmijët që nuk i bëjmë më”.
Pas kësaj, Jean Asselborn doli nga binarët: “Në Luksemburg, i dashur zotëri, dhjetëra mijëra italianë kanë ardhur si emigrantë, për të punuar, kështu që ju në Itali keni para për fëmijët tuaj. M.t! Oh Zot”.
Shumë personalitete italiane të së djathtës ekstreme, ndërhyrjen e Jean Asselborn, e kanë pranuar me më pak soe më tepër emocione. Ashtu si Roberto Maroni, anëtar i Ligës Veriore, i cila nuk ka gjetur asgjë më të mirë sesa të përshkruajë Luksemburgun, si “aq i madh, sa një lagje e Milanos”.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër