Lajme

Ministri i Jashtëm italian do të vizitojë Kosovën

Ministri i Jashtëm i Italisë, Franco Frattini, i ka konfirmuar homologut të tij shqiptar Edmond Haxhinasto, se do të vizitojë së shpejti Kosovën. Në takimin e tyre në Romë, dy ministrat biseduan gjerësisht mbi zhvillimet më të fundit në rajon.

Me këtë rast u vlerësua politika konstruktive rajonale e Shqipërisë, si dhe roli strategjik i Italisë në Ballkanin Perëndimor dhe kontributi i saj në mbështetje të pavarësisë dhe konsolidimit të shtetit të Kosovës. Frattini ka diskutuar me ministrin Haxhinasto edhe mbi raportin e reportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty.

“Raportit të Martyt nuk do t’i japim më shumë rëndësi sesa duhet. Proceset e rajonit nuk pengohen nga asnjë raport dhe me ministrin Frattini kemi rënë dakord për mbështetjen e Kosovës, në mënyrë që edhe ajo të ecë përpara”, ka thënë Haxhinasto.