Koronavirusi: çast pas çasti

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë: Të mos bëjmë garë për rinisjen e turizmit

Heiko Maas, minisër i Jashtëm gjerman, ka paralajmëruar se është kundër garës për të rihapur destinacionet turistike sa më shpejt, duke thënë se Evropa duhet të pajtohet për një rrugë të përbashkët drejt daljes nga izolimi.

“Një garë evropiane se kush do të lejojë i pari udhëtimet turistike do të çonte në rreziqe të papranueshme”, tha Maas për të përditshmen gjermane, Bild am Sonntag.

Maas iu referua të infektuarve me koronavirus në një qendër skijimi në Austri, ku në mesin e të infektuarve me sëmundjen COVID-19 besohet se janë edhe turistë gjermanë.

“Ne tashmë e kemi parë se çfarë ndodh kur infeksioni shpërndahet në destinacione turistike dhe kur ata turistë kthehen në shtetet e tyre amë. Kjo nuk duhet të përsëritet”, tha ai.

Maas tha se Evropa duhet të pajtohet për disa kritere të përbashkëta për heqjen e masave kufizuese dhe rikthimin e lirisë së udhëtimit “sa më shpejt që të jetë e mundur”, por kjo gjë, sipas tij, duhet të bëhet në mënyrë të përgjegjshme, përcjell Albinfo.ch.