Kosova
Ministri i Jashtëm austriak, Alexander Schallenberg, sot në Kosovë
Është bërë e ditur se një delegacion austriak i kryesuar nga ministri për Punë të Jashtme, Alexander Schallenberg, do të qëndrojë sot për vizitë të shkurtër zyrtare në Republikën e Kosovës.
Thuhet se Schallenberg do të pritet nga homologu i tij, ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca.
Takimi bilateral do të fillojë në orën 15:45 minuta, në hapësirat e Terminalit VIP të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Në këtë takim do të marrin pjesë edhe ministrja për Evropë e Austrisë, Karoline Edtstadler dhe ministri për Integrime Evropiane i Kosovës, Blerim Reka.
Konferenca e përbashkët për media do të mbahet në të njëjtin vend, në Aeroport, në orën 17:00. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind