CH-Ballkani
Ministri Hoxhaj pritet sot nga homologu i tij zviceran, Burkhalter
Shefi i diplomacisë kosovare do të ketë edhe një takim në Komisionin Parlamentar për Politikë të Jashtme në Zvicër dhe një ligjeratë në Universitetin e Bernës.

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ndodhet nga dje për vizitë zyrtare në Zvicër. Këtu ai do të ketë takim me homologun zviceran të Punëve të Jashtme, Didier Burkhalter.
Në kuadër të kësaj vizite, shefi i diplomacisë kosovare do të ketë edhe një takim në Komisionin Parlamentar për Politikë të Jashtme në Zvicër.
Ministri kosovar do të takohet edhe me ministren e jashtme të Liechtensteinit, Aurelia Frick.
Mysafiri nga Prishtina gjatë kësaj vizite do të mbajë një ligjëratë në Bernë, më 9 nëntor në UniESS, Schanzeneckstrasse 1, 3012 Bern, Raum A003 (EG). Ligjërata është organizuar nga “Institut für Sprachwissenschaft” dhe Ambasada e Kosovës në Bernë.
Në këtë ligjëratë do të mësoni për procesin e shtet-ndërtimit të Kosovës nga shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj.
Të gjithë të interesuarit mund të vijnë nga ora 18:15 në Universitetin e Bernës UniESS
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit09 Nëntor 2016
- Ora18:00
- LokacioniBernë
- Data e përfundimit9 Nëntor 2016 - 20:00
E-Diaspora
-
Falet namazi i Fitër Bajramit në Lozanë Në qendër të Lozanës, në organizim të Qendrës Shqiptare për Integrim Kulturor dhe Fetar, është bërë...
-
Hap dyert pika e re shkollore në Arbon të Kantonit të Thurgaut
-
Promovim libri nga studentët shqiptarë të Gjenevës dhe KSHGJ
-
Tri klube të Ligës Premier monitorojnë Ardon Jasharin
-
Komuniteti mysliman shqiptar në Zvicër uron festën e Fitër Bajramit
Jeta në Zvicër
-
Gjatë përpjekjes për vjedhje, 16 vjeçari bllokohet në derën e dyqanit dhe vdes Sipas gjetjeve fillestare të hetimit, viktima ka tentuar të hyjë për të vjedhur në një dyqan...
-
Eksportet zvicerane përballen me kosto të larta nga tarifat amerikane
-
Si janë marrëdhëniet ekonomike midis Zvicrës dhe BE-së?
-
Migros humb mijëra anëtarë
-
Trump nuk shqetësohet për rritjen e çmimeve të makinave pas tarifave të reja