Zhvillim

Ministri Hoti: Në Kosovë 22 mijë të punësuar të rinj gjatë vitit 2016

“Të dhënat zyrtare tregojnë se në vitin 2016 kemi pasur 22,294 të punësuar të rinj, që kanë paguar tatimin në pagë dhe kontributin pensional. Ky numër është trefish më i lartë se në vitin 2014..."

Premtimet për punësimin e 200 mijë vetave të njërës, përkatësisht 120 mijë vetave, të partisë tjetër në koalicion duket fare qartë se janë shumë larg nga realizimi. Megjithatë, eksponentë të qeverisë përpiqen të na e mbushin mendjen se megjithatë në Kosovë ka një shtim të numrit të të punësuarve.

Së fundi këtë e ka thënë ministri i financave Avdullah Hoti:  “22 mijë të punësuar të rinj në sektorin formal në Kosovë në vitin 2016”, ka shkruar Hoti në FB. “Të dhënat zyrtare tregojnë se në vitin 2016 kemi pasur 22,294 të punësuar të rinj, që kanë paguar tatimin në pagë dhe kontributin pensional. Ky numër është trefish më i lartë se në vitin 2014, kur kemi pasur vetëm 7,526 punëtorë të rinj”, ka shtuar ai.