Bota
Ministri gjerman: Ndihma për kthim të refugjatëve, nga 150 në 500 milionë euro
Ministri Müller kërkon që shuma prej 150 milionë eurosh që jepet sot për këtë destinim të rritet më shumë se trefish, gjegjësisht të arrijë në 500 milionë euro
Ministri gjerman i zhvillimit, Gerd Müller ka tërhequr sot vëmendjen e mediave me një propozim të tij interesant. Ai planifikon një rritje të madhe të kuotës së ndihmave që Gjermania u ofron refugjatëve të cilët kthehen vullnetarisht në vendet e tyre. Kështu, Müller kërkon që shuma prej 150 milionë eurosh që jepet sot për këtë destinim të rritet më shumë se trefish, gjegjësisht të arrijë në 500 milionë euro.
Programi i ndihmave për kthim, me emrin “Perspektiva Atdheu” synon që të ndihmojë migrantët të cilët kthehen nga Gjermania për të ndërtuar mbijetesën në atdheun e tyre, transmeton albinfo.ch raportimet e medieve gjermane. Kjo ndihmë nënkupton këshillimet për ngritjen e ekzistencës ose programet për trajnim profesional dhe punësim. Dhe, për të gjitha këto, ministri që vjen nga partia CSU planifikon një shumë dukshëm më të madhe parash në krahasim me të sotmen.
Më e levërdishme se mbajtja si refugjatë në Gjermani
“Në programin e ndihmës për kthim, në të ardhmen duhet të derdhen 500 milionë euro në vit”, i ka deklaruar Müller Agjencisë Gjermane të Lajmeve DPA. “Kjo është shumë më e volitshme se sa të mbahen (furnizohen) njerëzit këtu në Gjermani”, ka thënë ai.
Deri tash për programin e nisur në mars të vitit 2017 ishin parparë vetëm 150 milionë auro. Vendet për ku janë destinuar këto mjete janë: Shqipëria, Kosova, Serbia, Tunizia, Maroku, Gana, Senegali, Nigeria, Iraku, Afganistani dhe Egjipti.
Por, premitë për ndihmë me rastin e kthimit të azilkërkuesve të refuzuar, duket se deri tash nuk kanë treguar ndonjë efekt. Nga dhjetori deri në shkurt numri i atyre që janë kthyer vullnetarisht ka shënuar rënie, shkruan “Neue Osnabrücker Zeitung”.
Ndërkaq Müller e vlerëson të suksesshëm programin “Cash for Work”, i cili synon hapjen e perspektivave për refugjatët sirianë në regjionet prej nga vijnë, transmeton albinfo.ch. “Dy vitet e fundit kemi arritur t`i punësojmë mbi 140 mijë veta”, thotë Müller. Këtu hyjnë, veç tjerëve, mësuesit sirianë që u japin mësim nxënësve refugjatë. Po ashtu janë ndihmuar njerëzit për rindërtimin e shtëpive, shkollave dhe spitaleve”.
Bashkim familjar, jo vetem drejt Gjermanisë
Nga ana tjetër Müller ka përmendur faktin se me çlirimin e Irakut nga ISIS-i janë krijuar rrethanat për kthimin edhe të refugjatëve irakianë nga Gjermania. “Ne synojmë bashkimin familjar jo vetëm në drejtim të Gjermanisë”, ka thënë Müller. Ai ka përmendur se programi ka mundësuar kthimin e qindra mijë refugjatëve të brendshëm në qytetet e çliruara si Mossuli. Prandaj po kjo duhet të jetë e mundur edhe për refugjatët nga Gjermania.
Revolucion arsimor në Afrikë
Sa i përket Afrikës, Müller synon një revolucion arsimor atje, sidomos sa i përket arsimimit profesional. Kjo për faktin se për çdo vit në tregun e punës hynë 20 milionë të rinj të cilët kërkojnë vende pune. Për këtë arsye ai planifikon një ligj për zhvillimin e investimeve i cili me ulje taksash stimulon investimetnë vendet në zhvillim, përcjell albinfo.ch. Por, partnere të reformave për Gjermaninë mund të jenë vetëm vendet që e luftojnë korrupsionin në mënyrë aktive”, ka theksuar Müller.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?