Lajme
Ministri gjerman i Shëndetësisë mbështet migrimin e të rinjve kosovarë në Gjermani
Ministri i Shëndetësisë në Gjermani, Jens Spahn, u ka bërë thirrje deputetëve të Parlamentit të Gjermanisë të votojnë pro imigrimit të rinjve kosovarë në Gjermani, sepse vendi i tij ka nevojë për më shumë se 80 mijë punëtorë shëndetësorë.
“E vërteta është se ata që kanë lindur para 18 vjetësh, nuk mund t’i edukojmë sot profesionalisht. Nuk mund të mbulojmë kërkesat e mëdha për profesionistë të shkolluar prej mbi 80 mijë punonjës me kuadro mjekësore nga brenda. Po, ne duam më shumë profesionistë të edukuar. Por, na duhet fuqia profesioniste nga vendet e tjera”, tha ministri gjerman në një fjalim në Bundestagun gjerman të premten, sipas Telegrafi, përcjell albinfo.ch.
Deklarata e tij vjen pas kritikave të opozitës në Gjermani se ministri po kërkon kuadro nga sektori i shëndetësisë në Kosovë.
Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, vizitoi gjatë korrikut Kosovën, me ç’rast tha se Gjermania ka nevojë për rreth 70 mijë infermierë.
“Gjermania ka nevojë për ardhje të ekspertëve të fushës së infermierisë dhe nga sot me nënshkrimin e marrëveshjes kemi krijuar një bazë të përbashkët, që është qëllimi final, shkollimi profesional nëpër shkolla, i cili i referohet standardit gjerman”, tha atëherë ministri Spahn.
https://www.facebook.com/jensspahn/videos/1480096722148347/?t=0
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës