Kosova
Tensione në konferencën mes ministrit gjerman të Mbrojtjes dhe presidentit të Serbisë
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, pas vizitës në Kosovë, qëndroi sot në Beograd, ku u takua me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.
Mediat serbe raportojnë për tensione në konferencën për media në pjesën kur Vuçiq e ka pyetur ministrin gjerman se në bazë të cilit akt juridik ndërkombëtar Gjermania po e armatos Kosovën.
Pistorius është përgjigjur, duke thënë se Gjermania nuk po e armatos vetëm Kosovën, por edhe Serbinë.
“Gjermania po armatos jo vetëm Kosovën, por edhe Serbinë, e furnizon me armë për të forcuar kapacitetet mbrojtëse të secilit shtet. Ne nuk furnizojmë me armë sulmuese, vetëm mbrojtëse. Nga këndvështrimi ynë, ne e njohëm Kosovën. Vendet e tjera nuk e kanë bërë këtë, bëhet fjalë për një numër më të vogël vendesh në botë. Synimi ynë në rajon është paqja dhe stabiliteti, si dhe afrimi i përbashkët me BE-në. Kushtet e fqinjësisë së mirë janë të rëndësishme këtu, me të dyja palët e përfshira, dhe ky është parakushti bazë për stabilitet. Asgjë nuk e ndryshon këtë fakt”, u përgjigj Pistorius.
“Është e rëndësishme dhe është e nevojshme për Serbinë që të vazhdojë të hetojë ngjarjet e 24 shtatorit, dhe kjo është e një rëndësie vendimtare”, tha Pistorius.
E-Diaspora
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali E.D., një 41-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Azzano San Paolo, ka ndërruar jetë pas një...
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
-
Haziri: Diaspora nuk është determinuese e rezultatit të zgjedhjeve
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve Kombëtarja e Kosovës, në Zvicër...
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor
-
Çmimet e pronave zvicerane nuk tregojnë shenja rënie
-
Shtatë gjëra që thjesht nuk mund t’i mbani sekret në Zvicër
-
Ulja e kostos dhe emigracioni: Sfidat me të cilat do të përballet Zvicra në vitin 2025