Shëndetësi

Ministri francez preferon të përdoret paracetamoli

Ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Veran, i preokupuar me coronavirusin, në një deklaratë të tij për televizion, ka preferuar të përdoret paracetamoli, jo pilula – ibuprofene.

“Pilula ibuprofene, është e rrezikshme”, ka tërhequr vërejtjen ai.

Ai i kërkoi publikut të kufizojë kontaktin dhe udhëtimet, dhe t’i pastrojnë duart rregullisht, pasi numri i vdekjeve në vend u rrit në 79.

Covid-19 ka prekur gjithë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka etiketuar si pandemi.