Kosova

Ministri i Drejtësisë gjobitet nga Policia e Kosovës, pasi shkeli masat anti-COVID

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka njoftuar vetë se ka shkelur masat anti-COVID të vendosura nga ekzekutivi ku bën pjesë edhe ai.

Madje, ai ka treguar se është gjobitur nga Policia e Kosovës.

Njoftimi i plotë i Selimit:

Është i vërtetë lajmi që sot jam dënuar për thyerje të masave qeveritare për pandeminë. Edhe pse sipas pikës 25.1 të vendimit për masa për mbrojtjen nga pandemia COVID-19, nga kufizimi i lëvizjes pas orës 19:00 janë të përjashtuar personeli i drejtësisë, kam pranuar ta paguaj dënimin, për shkak të sjelljes profesionale të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, Gentianit dhe ekipës së tij. Kosova ka një polici të respektuar dhe dënimi i shqiptuar ndaj meje dëshmon se në shtetin tonë askush nuk është mbi ligjin.