Lajme
Ministri Berset synon të zgjasë bllokimin, të paktën deri në shkurt
Dyqanet duhet të mbylleshin edhe më tutje në orën 19 dhe do të zgjatej gjithashtu edhe ndalesa e shitjes së të dielave
Ministri Federal Alain Berset, i cili mbulon edhe shëndetësinë, dëshiron të zgjasë të paktën deri në shkurt masat aktualisht të vlefshme, të cilat janë të kufizuara deri më 22 janar.
Kjo raportohet nga blick.ch duke iu referuar dy burimeve të pavarura. Prandaj, sipas burimeve të përmendura, restorantet, muzetë dhe qendrat e fitnesit duhet të qëndrojnë të mbyllura edhe pas 22 janarit.
Dyqanet duhet të mbyllen edhe më tutje në orën 19 dhe do të zgjatet gjithashtu edhe ndalesa e shitjes së të dielave, ashtu siç vlen aktualisht.
Berset gjithashtu dëshiron të heqë “laramaninë” kantonale sa u përket masave dhe të prezantojë këto masa minimale në mënyrë unike, për të gjithë Zvicrën., transmeton albinfo.ch. Rritja ose ulja e “Vlerës R” (vlera riprodhuese) nuk duhet të lejohet më të vendosë për lehtësimet mbi baza rajonale.
Deri më tani, nga kjo vlerë riprodhuese varet fakti nëse një kanton mund të bëjë përjashtime nga rregullat e zbatueshme, pra të zbusë ose ashpërsojë masat. Një kanton aktualisht lejohet ta bëjë këtë nëse vlera R ka qenë 0.9 për shtatë ditë, përcjell albinfo.ch. Kjo i bie se 100 njerëz të infektuar nuk kanë infektuar më shumë se 90 persona të tjerë dhe normat e infeksionit janë më të ulëta se mesatarja zvicerane.
Në Këshillin Federal, gjithashtu, dihet prej kohësh që vlera R është një vlerë shumë e pasaktë dhe se ajo pasqyron shumë të kaluarën në vend që të tregojë infeksionet aktuale të koronës.
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch