Tematike
Ministri Berset: “Që nga 23 shkurti nuk jam parë më me familjen time”
"Vetëm kur të kemi kaluar kulmin dhe kur numri i rasteve fillon të bjerë, ne do të jemi në gjendje të kalojmë në një fazë të re. "Por: Për momentin është iluzore të pritet se mund të ndryshojmë shumë deri në 20 prill"
Ministri Berset, krahas përfaqësuesit të BAG, Daniel Koch, është me siguri personaliteti më i ekspozuar ndaj publikut, që nga fillimi i krizës me koronavirusin, në Zvicër. Me veprimet dhe paraqitjen e tij dinamike, ai ka fituar respektin e shumicës së popullatës në vend.
Në një intervistë për “Sonntagszeitung”, ministri federal i cili mbulon edhe sektorin e shëndetësisë, Alain Berset, kërkon që popullsia të jetë e duruar dhe t`u përmbahet masave të ndërmarra. “Infektimet ende po rriten në mënyrë të qëndrueshme, por masat duket se kanë filluar të japin rezultat. Prandaj, ne nuk bën ta rrezikojmë atë. Ata që “çlirohen” shumë herët, në fakt vetëm sa e zgjasin krizën”, ka thënë ai.
Edhe atij i është dashur të kufizohej. Berset thotë se nuk e kishte parë familjen e tij për një kohë të gjatë, pasi që kishte punuar dhe vazhdimisht ishte në lëvizje, transmeton albinfo.ch. Dita e fundit e pushimit të tij ishte 23 shkurti. Atë mbrëmje ai kishte shkruar në Bernë dhe që prej asaj kohe ka qëndruar atje. “Unë nuk kam qenë asnjëherë më në shtëpi (Vaud), që nga shkurti”.
Sigurisht, ai komunikon me të afërmit e tij përmes aplikacioneve.
Megjithatë, edhe Berset del herë pas here, për shembull për të bërë pazar ose për të krijuar një ide nëse njerëzit janë duke iu përmbajtur masave. Ai thotë të jetë impresionuar me mënyrën e organizimit që kanë bërë shitoret dhe me mënyrën e funksionimit të stafit të shitjes në to, përcjell albinfo.ch. “Ne duhet ta vlerësojmë këtë, ashtu sikurse dhe punën e shumë të tjerëve që kujdesen për ne, të atyre që pastrojnë mbeturinat, që punojnë në transportin publik ose që na furnizojnë me energji elektrike”.
Berset nuk e pranon vërejtjen se Këshilli Federal ka reaguar shumë vonë. “Unë qëndroj pranë faktit që ne kemi vepruar hap pas hapi. Kjo na mundësoi përgatitjen më të mirë të popullatës në përputhje me situatën. Nëse do të kishim mbyllur papritur dyqanet, restorantet dhe shkollat në fund të shkurtit dhe të kishim ndaluar të gjitha aktivitetet, atëherë do të thoshin se Këshilli Federal qenka çmendur, transmeton albinfo.ch. Në atë kohë, njerëzit ende nuk e njihnin plotësisht kërcënimin që paraqiste koronavirusi, prandaj nuk do t’i konsideronin të nevojshme masat që erdhën më vonë dhe nuk do t’i pranonin ato”.
Sidoqoftë, Berset pranon se disa gjëra mund të ishin bërë më mirë. Për shembull, ndalimi më i hershëm i fluturimeve për në Kinë.
I pyetur për zbutjen e masave, Berset tregohet i rezervuar. “Nga perspektiva e sotme, nuk është e mundur të thuhet se kur është e arsyeshme të bëhen lehtësimet e para, përcjell albinfo.ch Për të qenë më i qartë: nuk do të ketë “Exit” ose dalje të përnjëhershme nga kriza, por një fazë tranzicioni, me zbutje të caktuara. Vetëm kur të kemi kaluar kulmin dhe kur numri i rasteve fillon të bjerë, ne do të jemi në gjendje të kalojmë në një fazë të re. “Por: Për momentin është iluzore të pritet se mund të ndryshojmë shumë deri në 20 prill”.
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare Numri i njerëzve që kanë vështirësi në pagesën e primeve të sigurimit shëndetësor nuk ka qenë...
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve