Lajme

Ministri Anschober: Vaksina e Putinit për Austrinë nuk vjen në pyetje

“Për Bashkimin Evropian e më këtë rast edhe për Austrinë, një vaksinë e cila nuk është e testuar në mënyrë adekuate, as që duhet të diskutohet”, thotë ministri austriak, Rudi Anschober.

Rusia është vendi i parë që ka aprovuar një vaksinë kundër koronavirusit. Por kjo vaksinë për Austrinë, as që vjen në pyetje, thotë ministri i Shëndetësisë në Austri,  Rudi Anschober.

“Për Bashkimin Evropian e më këtë rast edhe për Austrinë, një vaksinë e cila nuk është e testuar në mënyrë adekuate, as që duhet të diskutohet”, shprehet ai rreth debatit aktual që ka shkaktuar miratimi i befasishëm i një vaksinë në Rusi.

Anschober shton: “Të gjithë shpresojmë që një vaksinë kundër Covid-19 të jetë e mundur sa më shpejt, por para se gjithash duhet të verifikohet cilësia dhe siguria e vaksinës. Ekzistojnë rregulla të qarta për testimin dhe këto duhet të respektohen 100 përqind”, shkruan heute.at përcjell Albinfo Austria.

Ministri i Shëndetësisë është i bindur që deri në vitin 2021, një ose më shumë vaksina të testuar mirë, të sigurta, efektive dhe të aprovuara do të jenë në dispozicion. “Unë jam i kënaqur që kemi arritur që në EU, të mos e bëjmë vetëm në një vend të caktuar, por përkundrazi, kemi qasje të përbashkët dhe negociata me prodhuesit e mundshëm dhe blerjen e vaksinave. Qëllimi i Austrisë është të mundësojë vaksinimin për të gjithë ata që duan të vaksinohen ”, përfundoi Anschober.