Shkurt.ch

Ministri Amman, për tërheqje të kontrolluar nga energjia atomike

"Nevojiten ndoshta 30 vite për të hequr dorë krejtësisht nga ajo energji”, ka thënë Ammann

Ministri i ekonomisë në Qeverinë Federale të Zvicrës, Johann Schneider Amman (nga FDP) nuk qëndron më mbrapa deklaratës së para një muaji se duhet të vazhdojë prodhimi i energjisë bërthamore.

Ai, në intervistën e tij dhënë gazetës “SonntagsZeitung” ka thënë se energjinë bërthamore duhet braktisur por se për këtë nevojitet një kohë e gjatë. “Nevojiten ndoshta 30 vite për të hequr dorë krejtësisht nga ajo energji”, ka thënë Ammann.

Ndërkaq, kryetari i Economisuisse ((Dhoma ekonomike), kolegu partiak i Ammann-it, Gerold Bührer në gazetën e njëjtë ka theksuar se braktisja e energjisë së përfituar nga centralet bërthamore është thjesht e parealizueshme për dekada të tëra.