Lajme
Minibusi pa targa, pa regjistrim, pa sigurim dhe pa frena: Ndalohet kosovari
Policia rrugore e Hohenbrunn-it ka ndaluar një automjet të rrezikshëm, një minibus me rimorkio, në autostradën A99 dhe e ka nxjerrë nga trafiku

Policët rrugorë në Hohenbrunn (Bavari, Gjermani) kanë ndaluar një minibus në autostradën A99 drejt Salzburgut të shtunën në orën 16:00. Fakti që në minibus nuk kishte targa, i bëri policët të dyshonin, transmeton albinfo.ch.
Nga kontrolli rezultoi se shoferi, një kosovar 55-vjeçar, ishte duke vozitur makinën me rimorkio, edhe pse rimorkioja, e cila më parë ishte e regjistruar në Norvegji, nuk ishte e regjistruar. Sigurimi i nevojshëm gjithashtu nuk ishte i disponueshëm dhe as taksat nuk ishin paguar.
Përveç kësaj, freni i shërbimit të rimorkios ishte i pafuqishëm, që do të thotë se rimorkioja, e cila peshonte rreth 2000 kilogramë, tërhiqej pa asnjë efekt frenimi, shkruan merkur.de.
Shoferi tani përballet me kallëzim penal për keqpërdorim targash dhe kundërvajtje sipas Ligjit të Sigurimit të Detyrueshëm të Automjeteve të Huaja, si dhe ndjekje penale për kundërvajtje të ndryshme në trafik, përcjell albinfo.ch. 55-vjeçarit iu desh të paguante një garanci dhe iu ndalua të vazhdonte udhëtimin e tij.
E-Diaspora
-
Nexhat Maloku nderohet për përkushtimin 32-vjeçar në mësimin plotësues në gjuhën shqipe në Cyrih Në një ceremoni të organizuar në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Cyrihut, u ndanë çmimet HSK-Comenius...
-
Femicid dhe vetëvrasje në Epagny, autoritetet e Friburgut konfirmojnë skenarin tragjik
-
Startupi i ri i Mira Muratit po synon një raund masiv financimi prej 2 miliardë dollarë
-
Mbrëmje letrare kushtuar krijuesit, Prend Buzhala
-
Diaspora e Kosovës, potenciali i pashfrytëzuar për diplomaci
Jeta në Zvicër
-
Pesë ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë Numër rekord i të huajve janë të punësuar në punët kryesore në Zvicër dhe çfarë duhet...
-
Një e treta e dentistëve në Zvicër “fryjnë” faturat e tyre
-
Asnjë çmim i transportit publik zviceran nuk rritet në vitin 2026
-
Toblerone rimerr identitetin e saj zviceran
-
Votimi i ardhshëm i vë në qendër të vëmendjes të pasurit e Zvicrës