Integrimi
Mimoza Kusari-Lila nderon turneun “Sporti flet një gjuhë”
Ky turne do të ketë si të ftuar special një delegacion nga Komuna e Gjakovës, të kryesuar nga Kryetarja e kësaj komune, Mimoza Kusari-Lila. Ky delegacion do të qëndrojë për vizita dhe takime në Kantonin e Baselit

Të dielën, më 22 qershor 2014 në stadiumin Bachgraben-Allschwil (Bachgraben-Areal, Hegenheimermattweg 150, 4123 Allschwil), zhvillohet Turneu tradicional sportiv me moton „ Edhe sporti flet një gjuhë”. Edhe për këtë vit veprimtaritë sportive në kuadër të këtij turneu me pjesëmarrje të gjerë sportistësh amatorë dhe me spektatorë të shumtë shqiptarë e zviceranë, do të organizohen me bashkëpunimin dhe përkujdesjen e ABSM-Qendra për arsimim dhe këshillim të migrantëve dhe të Klubit futbollistik „DARDANIA“.
Hapja solemne fillon në orën 11.00 dhe zgjat afërsisht një orë, kurse veprimtaritë sportive do të vazhdojnë deri në mbrëmje.
Siç bën të ditur ABSM në një komunikatë për shtyp, në këtë turne të pranishëm do të jenë edhe drejtues dhe përfaqësues të disa prej departamenteve të Kantonit të Baselit, si Drejtori i Departamentit për Kulturë dhe Sporte, z. Meriton Ferizi, e tj.Do të jenë të pranishëm gjithashtu edhe disa figura të shquara sportive të Komunitetit Shqiptar në Zvicër, që jetojnë dhe kanë pasur një karrierë të suksesshme sportive në Zvicër dhe vende të tjera, si Fadil Vokrri, Kryetar i federatës së futbollit të Kosovës, Milaim Rama, futbollist, i cili ka luajtur për kombëtaren e Zvicrës, Arnold Gjergjaj, boksier profesionist, i cili deri tani i ka fituar të gjitha ndeshjet, etj. Në programin e turneut përfshihen edhe lojra për fëmijë. Veprimtaritë e këtij turneu do të ndiqen dhe pasqyrohen edhe nga një ekip i RTK-së.
Ky turne do të ketë si të ftuar special një delegacion nga Komuna e Gjakovës, të kryesuar nga Kryetarja e kësaj komune, Mimoza Kusari-Lila. Ky delegacion do të qëndrojë për vizita dhe takime në Kantonin e Baselit nga data 21-25.06.2014. Me këtë rast Kryetarja e Komunës së Gjakovës do të zhvillojë takime pune me Kryetarin e Parlamentit të Kantonit të Baselit , Z. Christiann Egeler, me drejtuesin e zhvillimeve të Kantonit/Qytetit te Baselit, z. Thomas Kessler, së bashku me përfaqësues dhe drejtues të Departamenteve dhe sektorëve të ndryshëm, me Dr. Hans Peter Wessels, drejtues i departamentit të ndërtimit dhe komunikacionit, e tj.
Parashikohet që delegacioni nga Gjakova të zhvillojë një takim edhe me bashkatdhetarë kosovarë, që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër si dhe vizita në disa objekte kulturore dhe muzeale, siç janë Katedralja e Baselit, Muzeu i Qytetit dhe Monumente të ndryshme në Qytetin e Baselit dhe rrethinat e tij.
Të shtunën në mbrëmje delegacioni nga Kosova do të marrë pjesë edhe në shfaqjen e Operas RIGOLETO të Guiseppe Verdit, në Shtëpinë e Operës në Cyrih, ku një nga rolet kryesore, të Dukës së Mantovës, e interpreton tenori i mirënjohur shqiptar, Saimir Pirgu. Mbas shfaqjes Mimoza Kusari-Lila dhe pjesëtarët e tjerë të delegacionit do të kenë një takim të shkurtër me këtë artist shqiptar me famë ndërkombëtare, thuhet në përfundim të komunikatës.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Nexhat Maloku nderohet për përkushtimin 32-vjeçar në mësimin plotësues në gjuhën shqipe në Cyrih Në një ceremoni të organizuar në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Cyrihut, u ndanë çmimet HSK-Comenius...
-
Femicid dhe vetëvrasje në Epagny, autoritetet e Friburgut konfirmojnë skenarin tragjik
-
Startupi i ri i Mira Muratit po synon një raund masiv financimi prej 2 miliardë dollarë
-
Mbrëmje letrare kushtuar krijuesit, Prend Buzhala
-
Diaspora e Kosovës, potenciali i pashfrytëzuar për diplomaci
Jeta në Zvicër
-
Franca ashpërson rregullat për telefonat edhe në shkollat e mesme Telefonat duhet të qëndrojnë të fikur në çantat e shkollës dhe nuk mund të përdoren askund...
-
Nexhat Maloku nderohet për përkushtimin 32-vjeçar në mësimin plotësues në gjuhën shqipe në Cyrih
-
Muajt në vijim priten ndërprerje në trafikun ndërkombëtar të trenave nga dhe drejt Zvicrës
-
Zvicër: Gjysma e pozicioneve drejtuese në kompani të mëdha mbahen nga shtetas të huaj
-
Tarifat amerikane shkaktojnë pasiguri në industrinë zvicerane, Swissmem hap linjë ndihme për kompanitë