Integrimi
Mimoza Kusari-Lila në Forumin Ekonomik Turistik për Kosovën në Basel
Po vazdon punimet në ditën e dytë në Bazel Forumi Ekonomik-Kulturor-Turistik për Kosovën
Prezantimi i aktiviteteve të ndryshme që lidhet me sektorin e IT-së dhe turizmit kanë qenë në rend të ditës në orët e paraditës në vazhdim të punimeve të forumit, të organizuar nga GjakovaBasel.
Një prezantim që lidhet më shumë me mundësitë e reja të punësimit në Kosovë (projekti EYE i financuar nga qeveria Zviceriane) e paraqiti drejtori I projektit Helvetas Swiss Intercooperation, Heini Conrad. Ketu u prezentuan edhe mundëitë e lidhjes së shërbimeve të Teknologjisë Informative të Kosovës me tregun e Zvicrës, nga firmat e ndryshme të Kosovës, sic janë Swiss MDA, Karrota, Baruti, MIK Agency, ZAG APPS, Arizona Partners, Darts Security, Logistic Plus. Të gjitha kompanitë treguan potencial të lartë për eksportimin e shërbimeve të tyre nga Kosova, në tregun e Zvicrës por edhe me gjerë. Dy kompani zvicerane shprehen interesim të lartë për të bashkëpunuar me këto kompani dhe sic u shprehën ato. “ Jemi shumë të interesuar të shfrytezojmë potencialin që na ofrohet nga një vend I cili është shumë afër Zvicrës si gjeografikisht ashtu edhe nga aspekti gjuhësor”, tha Thierry Bosshart nga Irix.
Në orët e pasditës është parlajmërura pjesëmarrja e kryetares së Gjakovës, Mimoza Kusari dhe mysafirë tjerë nga Kosova, të cilët do prezontojnë mundësitë që ofton Kosova për investime zvicerane. Po ashtu po marrin pjesë në Forum edhe përfaqësues të Ministrisë së Disporës.
Në aperon e pasditës, e ka paralajmëruar praninë e tij, futbollisti i kombëtares shqiptare, Amir Abrashi, po edhe futbollistë tjerë që luajnë në ligat e dryshme zvicerane të futbillit.
E-Diaspora
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë...
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet e mëdha të udhëtimit në Zvicër në 2025 Pavarësisht nëse udhëtoni drejt, nga ose brenda Zvicrës, rregullat dhe ndryshimet e reja do të jenë...
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit