Lifestyle
Mimiks fiton çmimin “Vepra më e mirë zvicerane”
Këngëtari Mimiks ka fituar çmimin për “Veprën më të mirë zvicerane” në MTV EMA 2017.
Në garën për “Veprën më të mirë zvicerane” ishte edhe shqiptari Shkelzen Kastrati, që njihet me emrin skenik Xen.
Mimiks me hitet e tij ka arritur të mposhtë Lo&Ledu, Pegasusin, Xen dhe Zuri West, shkruan Albinfo.ch.
Me çmim të MTV EMA 2017 sivjet dolën Dua Lipa si “Artistja më e mirë e re” dhe Ermal Meta si “Vepra më e mirë italiane”.
Të gjithë fituesit në MTV EMA
Të dielën në mbrëmje është mbajtur ceremonia e njohur e çmimeve muzikore MTV EMA 2017.
Rita Ora ishte prezantuesja e ceremonisë, ndërsa me çmim nga kjo ceremoni doli Dua Lipa, që fitoi në kategorinë për Artistin më të mirë të ri.
Cilët janë të gjithë fituesit mund të shihni më poshtë:
Kënga më e mirë:
Shawn Mendes – “There’s Nothing Holdin’ Me Back”
Artisti më i mirë:
Shawn Mendes
Pamja më e mirë:
Zayn
Artisti më i mirë i ri:
Dua Lipa
Pop më i mirë:
Camila Cabello
Video më e mirë:
Kendrick Lamar – “Humble”
Live më i mirë:
Ed Sheeran
Elektronika më e mirë:
David Guetta
Roku më i mirë:
Coldplay
Hip-hopi më i mirë:
Eminem
Alternativë:
Thirty Seconds to Mars
Depërtimi më i mirë
Hailee Steinfeld
Ikona globale
U2
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj













