Kosova

Miloti mund të punojë gjithkund nëpër botë, por nuk e lë Kosovën

Prishtina është vetëm një adoleshente në krahasim me qytetet tjerë europianë. Ajo është vetëm që dhjetë vite kryeqytet dhe duket e freskët. E papërfunduar, e vrullshme dhe sfiduese me plot shpresë. Kjo është kryesisht për shkak të popullsisë. Pothuajse gjysma e 1.8 milion banorëve të Kosovës janë nën 25 vjeç. Kjo është e dukshme kudo në këtë ditë të ngrohtë me diell pranvere.

Nëpër grupe të vogla, gratë e reja shëtisin përgjatë Bulevardit Nënë Tereza, fëmijët ndjekin pëllumba me ëmbëlsira pambuku në duart e tyre dhe elitat takohen në kafene. 50 cent kushton një espreso. Ka shije aq të mirë, sa asnjë barist italian nuk mund ta përgatisë më mirë. “Ndonjëherë qëndrojmë këtu gjatë gjithë pasdites”, thotë Elbona, ciceronja e re, me një gjermanishte të rrjedhshme. Si shumë bashkatdhetarë, ajo kishte ikur me familjen e saj në Evropën Qendrore për t’i shpëtuar luftës dhe më pas është kthye në shtëpi. Përveç gjuhës, ajo solli me vete nga Gjermania dëshirën për liri dhe pavarësi. Prandaj, kafenetë janë më shumë se vetëm vende takimi. Ata gjithashtu u shërbejnë të rinjve si një zyrë dhe dhomë të jashtme të jetesës. Të gjitha ofrojnë Wi-Fi, duke u bërë portë për botën.

Deri në këtë ditë, për kosovarët vetëm rruga drejt lindjes ka mbetur e hapur. Pa viza, ata mund të hyjnë vetëm në vendet fqinje ose në Turqi. Duke vepruar kështu, njerëzit nuk orientohen nga fuqia e madhe në Bosfor. Feja nuk luan rol politik në mesin e shqiptarëve të Kosovës, përcjell albinfo.

Shumica janë myslimanë, por shamitë duken shumë pak. Në vend të kësaj, syze bashkëkohore, xhinse dhe buzëkuqe që karakterizojnë skenën e rrugës. Shumë prej tyre janë të veshur në mënyrë të habitshme bashkëkohore, megjithëse kërkojnë edhe më shumë për zinxhirët e modës ndërkombëtare. Vetem veshjet në Zara sezonin e kaluar janë shitur të gjitha, në një shitore në afërsi të shenjave. Për blerje, brezi i ri udhëton dy orë me makinë në Shkup të Maqedonisë Veriore.

Sa i vogël që është kryeqyteti i Kosovës me 200.000 banorë, aq të ndryshme janë pamjet. Më e dukshme është Biblioteka Kombëtare e hapur në vitin 1982. Një ndërtesë me 99 kupola, disa prej të cilave janë modeluar sipas mbulesës tradicionale shqiptare “Plis”, të tjerat, kupat e xhamive. Në të kundërt, në hyrje të qytetit të vjetër është më pak e njohur Xhamia e Çarshisë e shekullit të 13-të. Dhe në fund të zonës së këmbësorëve, Grand Hotel Prishtina tregon për të kaluarën komuniste. Simboli i modernizmit jugosllav po shkërmoqet. Ende i paprekur nga epoka e socializmit është Pallati i Rinisë. Struktura gigante e betonit me shufra hekuri që në qiell zgjaten si shtiza, është një sallë për shumë qëllime, qendër tregtare dhe klub nate në një, përcjell albinfo.ch.

Një pikë referimi jozyrtar është skulptura e madhe para saj. Puna e artistit Fisnik Ismaili tregon fjalën angleze “E porsalindur”. Ismaili e vendsoi atë më 17 shkurt 2008, ditën e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, si një simbol për një fillim të ri. Por edhe dhjetë vite pas shpalljes së Republikës, vendi po lufton me problemet e vjetra: korrupsioni, intrigat, papunësia.

Ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) kanë marrë pothuajse të gjitha burimet, kanë depërtuar në administratë dhe kanë një sistem të plotë klientelësh. Heronjtë e UÇK-së bredhin me automjete të shtrenjtë me xhama të lyer me ngjyrë të zezë dhe pushimet e tyre i kalojnë edhe në Shën Moritz. Në kontrast i madh i këtij fenomeni, pasi paga mesatare e popullsisë është rreth 300 euro në muaj.

Kosova nuk është vetëm më e reja, por prapa Moldavisë dhe Ukrainës është edhe vendi i tretë më i varfër në Evropë. Pa “Schacat” vendi do të binte në greminë. Kjo është mënyra e thirrjes së kosovarëve të huaj, të cilët në verë grumbullohen me qindra mijëra në atdheun e tyre të vjetër, për të parë familjen e tyre dhe për të shpenzuar paratë e fituara. Vetëm në 2016, 200,000 zviceranë kosovarë transferuan 175 milionë franga, sipas burimeve zyrtare. Diaspora është shtylla ekonomike e vendit, përcjell albinfo.ch.

Në përgjithësi, ekziston ndjenja se Kosova është kantoni i njëzeteshtatë i Zvicrës. Një ofrues i telefonit celular quhet Migros, një hotel luksoz Swiss Diamond Hotel, dhe një zinxhir i stacioneve të benzinës quhet Swiss Oil; një kamion qarkullon me mbishkrimin e Landit nga Fraubrunnen, dhe pranë shqiponjës dykrenare valëvitet edhe një kryq zviceran.

Disa e paraqesin Prishtinën si një qytet i shëmtuar. Metropoli vërtet duket kaotik. Ai kërcënohet të mbytet në trafikun e makinave të reja dhe mijëra shkelje të ligjeve të ndërtimit kanë lënë gjurmët e tyre. Por koloriti i qytetit e ka hijeshinë e tij. Në afërsi shihet heroi kombëtar shqiptar Skënderbeu i shekullit të XV, i hipur mbi kalë me shpatë, dhe vetëm disa qindra metra më larg është ulur Bill Clinton si një statujë me një bazë mermeri, duke përshëndetur turmën. Ai kishte ndaluar kërcënimin e gjenocidit me bombardimet në Beograd.

Pothuajse 19 vite pas luftës, trupat e NATO-s ende janë të stacionuara në vend. E ardhmja e Republikës së brishtë nuk është aspak e sigurt. Por ka shpresa. Një gjykatë speciale me bazë në Hagë mund të padisë krerët e UÇK-së për krime lufte. Në këët mënyrë, rruga do të ishte e lirë për një brez të ri, i cili tashmë po lufton për të ardhmen e tij.

Ashtu si Milot Berisha: arkeolog, veshur në mënyrë bashkëkohore dhe me syze dielli të llojit Ray-Ban. Ai kishte studiuar në Angli dhe mund të kishte punuar kudo në botë. Në vend të kësaj, ai dhe ekipi i tij zbuluan një pjesë tjetër të qytetit romak Ulpiana, 2000 vjet më parë një qendër tregtare për metale të çmuara, prej 120 hektarësh. Berisha thotë, “Ne nuk jemi të gjithë tregtarët e drogës dhe hajdutët e makinave”. Dhe shpreson se Ulpiana do të njihet si një trashëgimisë botërore nga UNESCO dhe do të tërheqë më shumë turistë në vend. “Kosova është e sigurt dhe Prishtina ofron një jetët më të mira të natës”, ka përfunduar Miloti gjatë ndarjes tonë. (Der Bund)