Lajme

Miliona tonë mbetje plastike ‘të prodhuara’ nga pandemia

Pandemia e koronavirusit ka çuar në një rritje të konsiderueshme të mbetjeve plastike në mbarë botën.

”Sipas një vlerësimi, rreth 8,4 milionë tonë mbetje plastike u krijuan nga pandemia në 193 vende që nga gushti”, shkruajnë studiuesit nga Akademia Kineze e Shkencave, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.

Për krahasim, sipas Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP), njerëzimi prodhon një total prej rreth 300 milionë tonë mbetje plastike në vit.

Ekipi i udhëhequr nga shkencëtarët Yiming Peng dhe Peipei Wu tani supozon se pjesa më e madhe e mbetjeve të koronavirusit,  rreth 87,4 për qind, e kanë origjinën në spitale, veçanërisht në vendet aziatike.

”Maskat dhe pajisjet e tjera mbrojtëse personale përbënin 7,6 për qind”, shtojnë ata.

”Mbetjet plastike dëmtojnë jetën detare dhe janë bërë një shqetësimi kryesor global mjedisor”, shkruajnë studiuesit.

Pandemia Covid-19 ka çuar në një rritje të kërkesës për plastika me përdorim të vetëm që intensifikon presionin mbi një problem global të mbetjeve plastike që tashmë janë jashtë kontrollit.