Futboll

Miliona shikues gjermanë mahniten me golin spektakolar të shqiptarit nga Shkupi

Lidhur me ekzekutimin e penalltive në studio, Shabani ka theksuar se pa atlete futbolli, ekzekutimi i penalltive nuk është edhe aq i thjeshtë, ashtu siç duket nga televizori

Shqiptari nga Shkupi, Shaban Ferati nuk do ta harrojë shpejt pjesëmarrjen e tij në një shou televiziv gjerman.

Para miliona shikuesve, shqiptari me vendbanim në Büderich të Gjermanisë, mbrëmjen e së shtunës është paraqitur në studion sportive të Televizionit gjerman ZDF, duke ekzekutuar penallti kundër ish-lojtarit të Kombëtares gjermane Simon Rolfes.

“Asnjëherë nuk e kisha paramenduar se mund të isha aq nervoz”, ka pohuar për “RP-Online” njëzetetrevjeçari, i cili që katër vite jeton në Büderich, njofton albinfo.ch.

Aktualisht, ai është kapiten i skuadrës gjermane TuRU Düsseldorf, që garon në ligat më të larta rajonale gjermane. Në çerekfinalen e Kupës së Niederrheinit kundër ekipit Rot-Weiss Essen, Shabani kishte shënuar një gol të mrekullueshëm. Ky gol i tij, në platformën gjermane fussball.de është vlerësuar si goli më spektakolar i ndonjë ndeshje amatore.

Lidhur me ekzekutimin e penalltive në studio, Shabani ka theksuar se pa atlete futbolli, ekzekutimi i penalltive nuk është edhe aq i thjeshtë, ashtu siç duket nga televizori.

Ndaj Simon Rolfes, i cili shënoi dy herë, ai nuk mundi të fitojë. Qëllimi i tij ka qenë të shënojë së paku një herë në gjashtë ekzekutimet, përndryshe do të tallej nga miqtë e tij dhe e arriti qëllimin e tij, duke shënuar një gol.

https://www.zdf.de/sport/das-aktuelle-sportstudio/videos/das-aktuelle-sportstudio-clip-6-374.html