Lajme
Miliona persona izolohen në Kinë, virusi po mban në ankth botën
Të paktën 41 të vdekur në Kinë pas infektimit me virusin corona. Mijëra të infektuar. Kina ka ashpërsuar masat e kontrollit në fundjavën e festimeve të Vitit të Ri kinez, duke përdorur edhe ushtrinë.
Autoritetet kineze për shkak të përhapjes gjithnjë e më të madhe të virusit corona kanë marrë masa në të gjithë vendin për udhëtimet me tren, avionë apo autobusë. Sipas njoftimit të autoritetit kombëtar kinez janë instaluar në të gjithë trafikun publik aparate të matjes së temperaturës. Një nga simptomat e para të sëmundjes së mushkërive është rritja e temperaturës së trupit. Pasagjerët me dyshim për infeksion duhet të dërgohen „menjëherë“ në spital, thuhet në urdhëresat e Këshillit Shtetëror, ku kërkohet që të merren masa si ajrosja dhe dezinfektimi.
Kryetarja e qeverisë së Hong-Kongut, Carrie Lam, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. Për të ulur mundësinë e shpërndarjes së virusit, Lam anuloi të gjitha festimet zyrtare të Vitit të Ri kinez. Në festimet e Vitit të Ri që zhvillohen në fundjavë, miliona vetë vizitojnë familjet apo festojnë në ambiente publike. Por si reagim ndaj shpërthimit të sëmundjes së mushkërive janë anuluar festimet në shumë qytete kineze për të mënjanuar grumbullimet e njerëzve.
Televizioni shtetëror kinez raportoi për ndërkohë 41 viktima dhe afër 1.300 të infektuar në Republikën Popullore të Kinës, rreth një e treta më shumë se një ditë më parë. Ndër viktimat ndodhet edhe një mjek spitali, 62-vjeçar, i cili ishte infektuar në një spital të Vuhanit.
Ndërkohë janë izoluar edhe pesë qytete të tjera nga provincën Hubei. Sipas të dhënave të autoriteteve aty është ndaluar transporti publik dhe futja në autostrada. Me këtë shkon në 18 numri i qyteteve të izoluara në Kinë. Faktikisht janë në izolim afër 56 milionë vetë. Në Vuhan, metropolin 11 milionësh, prej nga doli edhe virusi, i pari qytet i izoluar, deri të dielën janë ndaluar udhëtimet në qendër. Siç bëjnë të ditura mediat kineze, afër 400 mjekë ushtarakë kanë ardhur me avion në qytet në luftë kundër virusit corona. Përveç kësaj në ndihmë ka ardhur edhe personel mjekësor nga Shangai dhe qytete të tjera. Në Vuhan qeveria ndërkohë ka filluar me ndërtimin e një spitali special me 1000 shtretër, që pritet të jetë gati brenda 10 ditësh, shkruan DW, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra