Kosova
Miliona litra naftë të blera në Kosovë muajt e fundit
Këtë vit Dogana e Kosovës ka grumbulluar 422 milionë euro, 14% më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit 2021.
Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, ka konfirmuar se vitin e kaluar kishin grumbulluar 370 milionë euro, duke shtuar se ky vit pritet të jetë rekord në mbledhjen e të hyrave.
Tutje, Stavileci tha se Kosova ka shënuar rritje të eksportit të mallrave për 40 për qind, në dy muajt e parë të 2022-tës, siç janë produktet e plastikës, mobilet, pijet e gazuara, alkoolike dhe joalkoolike.
“Të hyrat në këtë periudhë kanë performuar shumë mirë dhe nëse e krahasojmë me vitin e kaluar, ne kemi pasur rreth 370 milionë të grumbulluara. Derisa tani kemi 422 milionë. Pra ka një rritje prej 52 milionëve dhe nëse e kthejmë në përqindje, kemi grumbulluar të hyra më shumë për 14% në krahasim me vitin e kaluar. Duke marrë parasysh ka qenë një prej viteve ku dogana ka arritur të hyrat më të mëdha që nga themelimi i saj në bazë të trendit aktual, edhe ky vit pritet që të jetë rekord në mbledhjen e të hyrave”.
“Sa i përket eksportit kemi parë një rritje dhe është manifestuar në disa kategori. Vitin e kaluar e kemi pasur eksportin më të madh. Vitin e kaluar kemi pasur 199 milionë euro mallrat ë eksportuara tani për momentin kemi rreth 281 milionë apo 82 milionë më shumë se vitin e kaluar që nëse përkthehet në përqindje jemi rreth 40%. Kategoritë që eksportohen janë produktet e plastikës, mobilet, rritje edhe tek pijet e gazuara, alkoolike dhe joalkoolike.
Produktet që eksportohen nga Kosova përfundojnë direkt te konsumatori”.
Mes tjerash, ai shtoi se Kosova ka importuar 20 milionë litra benzinë dhe 204 milionë litra naftë, raporton EO.
“Gjatë kësaj periudhe importet në aspektin e vlerave dominojnë importet e produkteve të cilat kanë vlera të mëdha. Kosova është vend importues mjaft i madh i çdo lloj malli i cili vjen në import. Dominojnë derivateve e naftës për nga vlera poashtu dominojnë edhe automjetet për shkak se ka vlerë mjaft të madhe në aspektin e importit. Mund t’iu them që të gjitha produktet që janë importuar janë në bazë të trendit të njëjtë. Ka një tendencë të ngritjes së çmimeve”.
“Dy derivatet kryesore që importohen në Kosovë si nafta, po ashtu edhe benzina, kanë mbetur në trendin e njëjtë të importit. Nëse vitin e kaluar kemi pasur rreth 200 milionë litra të importuara të naftës dhe 23 milionë litra të importuara të benzinës përderisa këtë vit kemi 20 milionë litra benzinë dhe naftë 204 milionë. Pra pak a shumë trendi i konsumit ka mbetur i njëjtë, por ka lëvizur vetëm rritja e vlerave në bursa”, tha Stavileci.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës