Lajme

Diamanti më i shtrenjtë në botë, për vajzën 7-vjeçare

Peshon 12.03 karat. Ngjyra? Një blu e gjallë jashtëzakonisht e zbukuruar. Këtë muaj, diamanti ‘Hëna Blu’ u shit për 48.4 milionë dollarë, duke e bërë atë diamantin më të shtrenjtë në botë, përcjell albinfo.ch.

Ankanderi David Bennett e quajti atë “çmimi më i lartë për karat” i marrë ndonjëherë për çdo lloj guri. Shitja rekord, e cila u zhvillua në një ankand të Sotheby’s në Gjenevë, ishte një titull më vete. Ofertuesi i suksesshëm e riemërtoi atë ‘Hëna Blu e Jozefinës’.

Vetëm një ditë më parë, në një ankand të Christie’s, gjithashtu në Gjenevë, një ofertues anonim bleu një diamant rozë 16.08 karat, për 28.5 milionë dollarë. Ai e pagëzoi atë ‘Josephine e ëmbël’.

Kush është Josephine?

Në fillim, shtëpitë e ankandit zbuluan vetëm se ai kishte shkuar te një “blerës nga Hong-Kongu”, por emrat e diamanteve jepnin të dhëna për identitetin e vërtetë të blerësit. CNN konfirmoi miliarderin Joseph Lau, të firmës së pronave Chinese Estates Holdings, si pronarin e ri të perlës.

“Po, diamantet u blenë nga Z. Joseph Lau për vajzën e tij”, i tha ndihmësi i tij CNN-it përmes telefonit.

Lau njihet historikisht për emërtimin e gurëve të çmuar sipas vajzave të tij, Josephine 7-vjeçare dhe Zoe 13-vjeçare, përcjell tutje albinfo.ch.