Lajme
Miliarderët po ia ‘kthejnë’ shpinën Zvicrës e po shkojnë në Itali
Në dhomat e gjera të Palazzo Raggi, një pasuri arkitektonike e shekullit të 18-të, dikur jetonin familje fisnikësh dhe një mori kardinalësh dhe personazhesh të tjerë historikë, që vinin nga aristokracia italiane.
Tani ndërtesa gjashtëkatëshe, e cila qëndroi e braktisur për vite me radhë, po ringjallet ndërsa përgatitet të mirëpresë një klasë të re banorësh: miliarderët e huaj, që po u kthejnë shpinën vendeve si Zvicra, Dubai apo ishujt Kajman dhe po shpërngulen në Itali, për të shijuar përfitimet financiare të një regjimi të ri tatimor shumë joshës, por edhe “dolce vita”, stil jetese me një përzierje të kënaqësive familjare, ushqimit, natyrës, artit, luksit dhe argëtimit.
Italia filloi zbatimin e një nisme, e cila vlen për të pasurit e të gjitha kombësive, në 2017-ën. Në këmbim të pagesës së një tarife vjetore prej 100,000 euro, ata që marrin rezidencën në vend, përjashtohen plotësisht nga pagimi i tatimit mbi të ardhurat e krijuara jashtë shtetit. Iniciativa shtrihet edhe për anëtarët e familjes, për një pagesë vjetore prej 25,000 euro për person.
Masa, e cila synonte të rriste shpenzimet e blerjeve në Itali, për prona apo marka luksoze, joshi 98 njerëz vitin e parë, përpara se të shkonte në 549 deri në vitin 2020, dhe në 1,339 në 2021.
Ardhja e tyre ka rigjallëruar tregun e shtëpive luksoze – blerësit rrallë shpenzojnë më pak se 10 milionë euro – dhe ka nxitur zhvillimin e monumenteve historike, të neglizhuara prej kohësh në qendrat e qyteteve.
Nëntëmbëdhjetë nga 29 apartamentet e pasura në Palazzo Raggi, janë blerë që kur doli në shitje, më pak se një vit më parë, dhe disa janë blerë nga ata që shfrytëzojnë taksën e sheshtë.
“Ne kurrë nuk kemi shitur kaq shpejt në Romë,” tha Diletta Giorgolo, drejtuese e pronave rezidenciale në Italy Sotheby’s International Realty. “Njerëzit duan një pjesë të një shtëpie të shekullit të 18-të, por brenda të modernizuar plotësisht”.
Fluksi i miliarderëve filloi seriozisht në vitin 2019 dhe u nxit pjesërisht nga njerëz në Mbretërinë e Bashkuar me status jo-vendbanimi – një regjim i ngjashëm me atë të Italisë, ku ata përjashtohen nga pagimi i tatimit mbi të ardhurat ose fitimet kapitale të fituara jashtë shtetit – duke ikur si rezultat i Brexit. Më pas erdhi pandemia e koronavirusit, një përvojë që bëri shumë njerëz rishikonin zgjedhjet e tyre të jetesës.
Giorgolo i ka shitur një pronë në ishullin Capri një çifti francez, i cili e shndërroi atë në një hotel butik; një rezidencë prej 20 milionë eurosh në Venecia për një blerës kinez; dhe një rezidencë me vlerë 10 milionë euro në Laglio, Como, për një çift nga Zvicra, ku edhe George Clooney ka një shtëpi,.
Marco Cerrato, një avokat tatimor dhe partner në Maisto e Associati në Milano, ka trajtuar çështjet financiare të disa banorëve të rinj miliarderë në Itali.
Ai tha se shtetasit e huaj, që dikur kishin status jo-vendbanimi në Mbretërinë e Bashkuar, ishin në krye të listës së të ardhurve. “Brexit është një aspekt, pasi Britania e Madhe, veçanërisht Londra, filluan të ishin më pak mikpritëse”, tha ai. “Por, një faktor i madh është frika se një fitore e mundshme e Partisë Laburiste në zgjedhjet e ardhshme, mund të çojë në heqjen e stimujve të tillë tatimorë”.
Në kontigjentin e super të pasurve, janë ata që kanë ndërruar vendbanimin nga Zvicra, e cila gjithashtu ka një regjim të favorshëm tatimor, pasi ata tërhiqen nga kostot më të lira të jetesës në Itali, si dhe nga bukuria dhe klima më e ngrohtë. Të tjerë kanë ardhur nga Azia ose Amerika e Jugut.
Ata janë bankierë investimesh, menaxherë asetesh, sipërmarrës, njerëz që punojnë në teknologji, ose ata që kanë të ardhura të krijuara përmes dividentëve ose trashëgimisë.
“Në fillim, regjimi i taksës së sheshtë synonte individët me të ardhura pasive,” tha Cerrato. “Por më pas, erdhën ata që punonin në mënyrë aktive – ata duhet të paguajnë tatimin mbi të ardhurat e fituara në Itali – por, gjithsesi e panë regjimin tatimor tërheqës”.
Autoriteti tatimor i Italisë përftoi 108 milionë euro nga iniciativa në vitin 2021, ndërkohë që markat luksoze po investojnë më shumë në zonat ku banojnë të pasurit, që janë kryesisht në Romë, Milano, Firence dhe Venecia dhe zonat e Toskanës, Lombardisë dhe Ligurisë, por gjithashtu në jug, duke përfshirë Sicilinë. / The Guardian
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve