Lajme

Miliarda fonde të dyshimta të Venezuelës, në bankat zvicerane

Zyrtarët zviceranë kanë gjetur rreth 9 miliardë CHF të lidhura me Venezuelën, në qindra llogari bankare në Zvicër, raporton Le Matin Dimanche, përcjell albinfo.ch.

Kjo e bën Venezuelën “burimin më të madh të fondeve të dyshimta në bankat zvicerane”.

Gazeta thotë se kjo është konfirmuar nga një seri hetimesh të hapura në Cyrih, në vjeshtë të vitit 2019.

Le Matin Dimanche tha se paratë kishin ardhur nga fondet publike të përvetësuara në Venezuelë dhe citoi një zëdhënës të policisë së Cyrihut të thoshte se paratë ishin shpërndarë në qindra llogari, në rreth 30 banka. Kjo do të nënkuptojë se një në tetë banka zvicerane do të preken, tha gazeta, përcjell tutje albinfo.ch.