Kosova
Mikullovci kërkon të futet edhe Kanuni në Kodin Penal
Deputetit të Vetëvendosjes, Adem Mikullovci, nuk i ka pëlqyer Projekt-kodi penal, pasi sipas tij, nuk po tingëllon shqip.
Mikullovci si me humor ka pyetur se “nëse gruaja e padit burrin, e burri shkon dy vjet në burg, kur të kthehet prej burgu, a e pret ajo grua në shtëpi?”, përcjell albinfo.ch.
“Nuk me pëlqeu fort se nuk po i vjen era këtij projekt-kodi, shqip. Mendoj se ishte dashur të mbështeten ata ekspertët e juaj zotëri Abelard pak edhe në Kanun edhe në traditën e pleqnarëve. Pleqnia jonë ka zgjidhur konflikte që nuk ka ditur asnjë jurist t’i zgjedh. Posaçërisht u ndala në dhunën në familje, të kuptohemi dhuna familjare, ky ligj nuk mund të aplikohet si në Angli, Amerikë e tjera vende. Ne jemi tjetër dhe duhet t’iu tregojmë që jemi tjetër. Ta marr një shembull sipas këtij ligji nëse gruaja e padit burrin e burri shkon dy vjet në burg, e kur të kthehet prej burgu a e pret ajo gru në shtëpi, tregomëni? Mandej, le të flasin ata çka të donë, por pa e rreh fëmijën, fëmija nuk bëhet ‘terbije’, kot me tregoni ju mua dhuna në familje. Mendoj që tepër po mundohemi të bëhemi anglezë”, tha Mikullovci, raporton KP.
Këto deklarata Mikullovci i ka bërë në seancën e Kuvendit ku është diskutuar për Kodin e ri Penal.
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën










