Lajme

Mikrobiologu rus: Shkencëtarët në Wuhan bënë çmendurina në laborator

Mikrobiologu rus: “Kinezët në laborator kanë futur gjenomin që i ka dhënë aftësinë virusit që të infektojë qelizat njerëzore”

Së fundi, edhe Rusia ka filluar me reagimet dhe kritikimet për virusin COVID-19, duke e quajtur si një virus problematik me gjenomin aq të koklavitur sa që, sipas tyre, do të duhet kohë nëse derisa të dalë një medikament shërimi për të, pasi që shkencëtarët atje e konsiderojnë të papërshtatshëm trajtimin e tij.

Së fundi, një nga mikrobiologët më të njohur rusë ka deklaruar se koronavirusi është rezultat i “çmendurirave” që bënë me të në laborator shkencëtarët në Wuhan të Kinës.

Profesori Petr Chumakov thotë se qëllimi i tyre ishte të studionin virusin dhe jo të krijonin një virus vdekjeprurës.

“Në Kinë, shkencëtarët në Laboratorin e Wuhanit, po punonin intensivisht për zhvillimin e disa varianteve të koronavirusit gjatë 10 vjetëve të fundit. Ata e bënë këtë jo me qëllim, por për të studiuar. Për mendimin tim, kanë bërë çmendurira. Për shembull, kanë futur gjenomin që i ka dhënë aftësinë virusit që të infektojë qelizat njerëzore”, tha Chumakov për “Moskovsky Komsomolets”, përcjell albinfo.ch.