Kosova

Mikrobiologu kosovar Raka, u kërcënua me jetë

Mikrobiologu Lul Raka ka folur pasi mbrëmë një person e kërcënoi se do ta digjte për së gjalli së bashku me familjen e tij, në rast se e propozon rikthimin e karantinës. Raka ka thënë se nuk do të ndalet duke punuar, pavarësisht kërcënimit. Ai ka shtuar se nuk e njeh kërcënuesin dhe nuk e […]

Mikrobiologu Lul Raka ka folur pasi mbrëmë një person e kërcënoi se do ta digjte për së gjalli së bashku me familjen e tij, në rast se e propozon rikthimin e karantinës.

Raka ka thënë se nuk do të ndalet duke punuar, pavarësisht kërcënimit. Ai ka shtuar se nuk e njeh kërcënuesin dhe nuk e di nëse Policia ka arritur ta identifikojë atë.

“Policia është duke u marrë me rastin. E kam lajmëru në Polici mbrëmë, pastaj e kam bërë publik. Nuk e di nëse policia e ka identifiku. Unë nuk e njoh atë njeri. Ia kam fshi edhe emrin, që mos me e rreziku edhe atë. Ato janë punë të Policisë, unë atë timen e kam kry. Sot kam qenë i zënë tërë ditën edhe s’kam informata. Unë kam qenë duke punu, s’e kam nijet me u ndalë”, ka thënë Raka, shkruan EO, përcjell albinfo.ch

Në mesazhin e publikuar në Facebook, një person i drejtohet Rakës me fjalët: “O magjup, me bo me na shti në karantinë prapë, kam me të kallë për së gjalli me krejt familjen”.