E-Diaspora
Mijëra zviceranë e shqiptarë marshojnë në nderim të Iljasit të vogël
Gjatë gjithë kohës, pjesë e marshimit kanë qenë edhe përfaqësuesit më të lartë të ekzekutivit të qytetit, Elisabeth Ackermann dhe Baschi Dürr

Një kortezh i gjatë i përbërë nga disa mijëra veta, shqiptarë, zviceranë dhe të huaj të tjerë, ka bërë një marshim të heshtur rrugëve të qytetit për të shprehur pikëllimin për vdekjen e vogëlushit Iljas M., i cili u vra në mënyrë mizore të enjten që shkoi nga një grua 75 vjeçare. Marshuesit fillimisht u grumbulluan në parkun Schützenmatpark në afërsi të qendrës së qytetit të Bazeli, shkruan albinfo.ch. nga vendi i ngjarjes.
Të rritur, pleq, fëmijë, shumica me lule në duar, dhe me pankarta, të shkruara gjermanisht dhe shqip, shprehnin dhembjen për vdekjen e padrejtë të vogëlushit dhe solidarizimin me familjen.
“Unë jam Ilias”, “A e kam të sigurt rrugën për në shkollë”, “Ai ishte vetëm një fëmijë”, “A e arsyeton labiliteti psikik vrasjen”, “Mallkuar qoftë” dhe parolla të tjera mund të lexoheshin në pankartat që i mbanin kryesisht füëmijët, moshatarë të Iljasit të ndjerë.
Kolona e gjatë, e shoqëruar nga policia pastaj ka bërë një marshim deri në vendin ku ka ndodhur krimi. Një mal me lule, lodra fëmijësh, qirinj, flamuj etj. ishin vendosur në një hapësirë të vogël, rreth të cilës kanë parakaluar të gjithë marshuesit. Ata kanë vendosur sërish lule e lodra, kanë ndezur qirinj dhe janë lutur në heshtje për Iljasin e vogël.
Gjatë gjithë kohës, pjesë e marshimit kanë qenë edhe përfaqësuesit më të lartë të ekzekutivit të qytetit, Elisabeth Ackermann, Baschi Dürr dhe funksionarë të tjerë të lartë të Baselit.
Përfundimi i marshimit dhe pika më e dhimbshme e tij ka qenë në oborrin e shkollës ku i ndjeri ka ndjekur mësimet.
Në një platformë të improvizuar, aty, në emrin e familjes e ka marrë fjalën Sinan Shasivari ndërsa në emrin e Bashkësisë Islame Shqiptare të Bazelit, Muhamed Nuredini. Shasivari ka falënderuar pjesëmarrësit e shumtë për vullnetin e tyre që të jenë pjesë e një manifestimi të tillë spontan. “Iljasi më nuk do të shkelë pragun e kësaj shkolle”, ka thënë më tutje Shasivari. Ai ka shprehur dëshirën që ky të jetë rasti i fundit që ndodh një krim i tillë dhe ka uruar që askush të mos marrë një goditje të tillë të fatit, çfarë mori familja e Iljasit të vogël.
E-Diaspora
-
Nga Prishtina në SHBA: Hellocare.ai pushton shëndetësinë amerikane! AdventHealth ka besuar tek hellocare.ai për të sjellë teknologjinë tonë në çdo dhomë të sistemit të...
-
Ilir Hasanaj, një regjisor filmi në relacionin Zvicër – Kosovë
-
Gerlafingen (SO): Vetëvritet kosovari pasi ka plagosur rëndë një grua
-
Pas sulmit në Mannheim: Reagon Konsullata e Kosovës në Shtutgart
-
Kosovari Nikola Tunici fiton ulëse në Parlamentin e Hamburgut
Jeta në Zvicër
-
“Jo ndalimit të zonave 30 km/orë në brendësi të qytetit” Shoqata për Trafikun dhe Mjedisin ka nisur një peticion “në mënyrë që Këshilli Federal të mos...
-
34,000 nënshkrime për t’i kërkuar Zvicrës të largohet nga OBSH
-
Ka ndihmuar nxënësit të “kopjojnë”: I hiqet leja e punës instruktorit të autoshkollës
-
Nxitje për më shumë banesa në pronësi të shtetit në Gjenevë
-
Zvicër: Rreth 14 miliardë franga për bujqësinë